Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Alma Muça i nënshtrohet Vetingut

TIRANË, 10 janar /ATSH-A. Fortuzi/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar të enjten seancën dëgjimore ndaj Alma Muçës, Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Anëtarë të KPK, të cilët morën në seancë dëgjimore Alma Muçën, ishin treshja, Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça, u njoh me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.