PARIS – Le Drian: Tërhiqemi nga Siria në rast të një zgjidhjeje politike

PARIS, 10 janar /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian deklaroi sot se Franca do të tërhiqej ushtarakisht nga Siria nëse do të gjendej një zgjidhje politike.

”Jemi të pranishëm në Irak, jemi në mënyrë shumë modeste të pranishëm në Siri, së bashku me palën amerikane”, tha ai për televizionin ”CNEWS”.

”Prania e forcave speciale franceze në Siri është shumë pak e pranueshme nga autoritetet franceze”, shtoi ai.

”Qartësisht, kur do të arrihet një zgjidhje politike, atëherë ne do të tërhiqemi’’, shtoi ai pa shumë detaje./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.