Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve shpëton 4 të rinjtë e aksidentuar në Valbonë

TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Katër të rinj të cilët u aksidentuan në Valbonë kanë marrë mjekimin në kohë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të spitalit bashkiak të Tropojës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Stafi i spitalit dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të përballuar rastet emergjente që mund paraqiten në zonat e prekura nga dëbora.

Më herët, katër persona të tjerë u transportuan me urgjencë nga Përmeti dhe Këlcyra për të marrë shërbimin e dializës në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.