Ndahet nga jeta ish-portieri i Kombëtares, Mikel Janku

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Mikel Janku i cili në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së “Partizanit” dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.

Mikel Janku, shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj

Mikel Janku ishte shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur sot dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Mikel Jankut, të cilëin e ka cilësuar si “personalitet të shquar, të futbollit e sportit dhe gazetarisë sportive”.

“Mikel Janku do të kujtohet me nderim, jo vetëm për kontributin si titullar i “Partizanit” të madh të atyre viteve dhe i ekipit kombëtar, por edhe si shembull i qytetarisë dhe edukimit të brezave të rinj me vlerat më të mira sportive e njerëzore. U prehsh në paqe, në lartësitë e pafundme aviatori ynë i dashur!”, ka theksuar Presidenti Meta.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.