LONDËR – Clark: Një Brexit pa marrëveshje do të ishte shkatërrimtar

LONDËR, 10 janar /ATSH-AFP/ – Një Brexit pa marrëveshje, i paraqitur nga qeveria britanike si një mundësi në rast të kundërshtimit nga Parlamenti të marrëveshjes së divorcit të negociuar me Bashkimin Europian, do të ishte shkatërrimtare për Britaninë e Madhe, vlerësoi sot ministri britanik i Sipërmarrjeve, Greg Clark.

”Një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një rrjet sigurie, më 20 mars do të ishte një situatë shkatërrimtare, me shkëmbime tregtare të përcaktuara nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)”, tha Clark për BBC.

”Ato do të bien në këtë mënyrë në nivelet më bazike me partnerët tanë më të ngushtë’’, theksoi ai.

Rregullat e OBT-së përcaktojnë tarifat doganore për lëvizjen e mallrave./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.