GJERMANI – Kaos trafiku në një autostradë për shkak të dëborës

MYNIH, 10 janar /ATSH-DPA/ – Qindra shoferëve u është dashur të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi mbetën të bllokuar në një autostradë në jug të Gjermanisë, në mes të një stuhie të madhe dëbore që ka përfshirë zonën.

Shoferët kanë mbetur të bllokuar nga ora 20:00 e së mërkurën deri në orën 05:00 të ditës së sotme.

Policia tha se problemet janë përkeqësuar nga kamionë që kanë humbur kontrollin përgjatë autostradës dhe kanë bllokuar trafikun për një distancë prej 35 kilometrash.

Policia, ekipet e reagimit emergjent dhe vullnetarë të tjerë janë përgjigjur për të rivendosur rendin duke shpërndarë batanije dhe ushqim për ata që janë të bllokuar.

Masa e dëborës ka rrëzuar pemët në të gjithë rajonin, duke bllokuar rrugët. Autoritetet gjithashtu paralajmëruan për rreziqe të orteqeve. Shumica e shkollave janë të mbyllura./      /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.