EGJIPT – Pompeo: Tërheqja amerikane nga Siria është faktike

KAJRO, 10 janar /ATSH-AFP/ – Tërheqja e ushtarëve amerikanë nga Siria do të ndodhë, deklaroi sot në Kajro sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndërsa SHBA-ja përcaktoi kushtet që duken se po kalojnë përfundimisht afatin e nisjes.

‘’Presidenti Donald Trump mori vendim për të tërhequr trupat tona, ne do ta bëjmë faktik një hap të tillë’’, pohoi ai gjatë një konference shtypi me homologun egjiptian, Sameh Choukry pa përmendur gjithsesi afatin.

Ai mohoi çdo papajtueshmëri midis njoftimit fillestar të Trump të një tërheqjeje të shpejtë dhe të menjëhershme dhe kushteve të caktuara më pas nga zyrtarë të lartë amerikanë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.