Basha: Qëndresa e banorëve të “Unazës së Madhe” përmbysi gjysmën e qeverisë

TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish në mbështetje të protestuesve të “Unazës së Madhe”.

Në fjalën e tij Basha tha se qëndresa e banorëve përmbysi gjysmën e qeverisë, ndërsa gjysmën tjetër do ta përmbysë shumë shpejt.

”Asgjë nuk është më e fuqishme sesa një kauzë e vërtetë e mbështetur nga njerëz të bashkuar. Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës, nuk pi ujë. Nuk ja dolën t’i përçajnë këta banorë. Këta banorë me qëndresën e tyre e çanë në gjysmë qeverinë. Një gjysmë ja kanë hedhur në Lanë dhe gjysmën tjetër do t’ja hedhin në Lanë shumë shpejt”, – theksoi Basha. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.