106-vjetori i Policisë së Shtetit, java e dyerve të hapura me nxënësit e shkollave

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë vizitat në ambientet e policisë nga nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtues të Lartë të Policisë kanë pritur dhe kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasës së 8-të dhe të 9-të, të shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, për tema të ndryshme, si krimi kibernetik, salla e komandimit, numri 112, rregullat e qarkullimit rrugor etj .

Të tjera aktivitete po vijojnë të zhvillohen në kuadër të javës së hapur me publikun me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.