VALETA – Të 49 emigrantët të bllokuar në Mesdhe zbarkojnë në Maltë

VALETA, 9 janar /ATSH-AFP/ – Të 49 emigrantët e bllokuar për më shumë se dy javë në dy anije të OJQ-ve gjermane zbritën sot në Maltë pas një marrëveshje për t’i ndarë në tetë vende të tjera europiane.

Në anijen e OJQ-së “Sea-Watch”, të 32 emigrantët që ishin shpëtuar më 22 dhjetor brohoritën, qanë, kënduan dhe përqafuan shpëtimtarët kur mësuan se më në fund do të zbresin në tokë, sipas korrespondentëve në bord.

“Jam i lumtur, kjo më kënaq, vërtetë faleminderit Europës, faleminderit”, deklaroi një prej tyre. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.