NJU JORK – 47% e amerikanëve fajësojnë Trump për ”shutdown”-in

NJU JORK, 9 janar /ATSH-ANSA/- Rreth 47% e amerikanëve fajësojnë presidentin Donald Trump për mbylljen e qeverisë, sipas një sondazhi të kryer nga ”Politico-Morning Consult”, sipas të cilit 33% të të anketuarve përgjegjësinë për mbylljen e qeverisë ua atribuojnë demokratëve, ndërsa 5% ua atribuojnë fajin republikanëve.

Sondazhi i ”Politico-Morning Consult” tregon se fajin kryesor për ”shutdown”-in e ka Trump.

Sondazhi zbulon se më pak se 42% e amerikanëve besojnë se ka një krizë kufitare, ndërsa 37% besojnë se ekziston një problem në kufi, ndërsa për 12% nuk ka krizë dhe asnjë problem./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.