Margot Robbie në rolin e kukullës ikonë, Barbie si personazh i vërtetë

107

TIRANË, 9 janar /ATSH/ – Margot Robbie do të shkëlqejë si Barbie në filmin e ri rreth kukullës ikonë.

Ylli i ‘The Wolf Of Wall Street’ dhe ‘Suicide Squad’ gjithashtu do jetë producente e projektit të madh, që do vijë si bashkëpunim midis studios së filmit të Hollywood, Warner Bros dhe prodhuesit të lodrave Mattel.

28-vjeçarja tha se ishte e nderuar që mori rolin e Barbie, e cila është bërë një fenomen mbarëbotëror që kur debutoi në Panairin Ndërkombëtar të Lojërave në Amerikë, në New York më 1959.

“Jam aq e nderuar të luaj këtë rol dhe të krijoj një film që unë besoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijët dhe publikun në mbarë botën”, tha aktorja.

Kjo është hera e parë që kukulla do vijë në film jashtë sferës si animacionit, por si personazh i vërtetë. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.