I drejtohet platformës, qytetarja merr dokumentin që i nevojitej për gjyq

TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, një qytetare nga Tirana arriti të siguronte dokumentin që i nevojitej nga Bashkia e Tiranës për një proces gjyqësor.

Qytetarja Maria Bajraktari kishte bërë kërkesë në Bashkinë e Tiranës për një dokument, i cili i nevojitej në gjyq.

Sipas qytetares, nga vonesa e përgjigjes gjykata kishte shtyrë 4 herë seancat.

Menjëherë pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, Bashkia Tiranë mundësoi përgjigjen ndaj kërkesës të qytetares.

Qytetarja u ankua më 21 nëntor dhe mori zgjidhje më datë 3 dhjetor, duke fituar edhe gjyqin.

Kryeministri Edi Rama i nxiti të gjithë qytetarët që të mos dorëzohen, të mos tërhiqen apo konsumohen duke sharë e shfryrë në kafene e rrjete sociale, por të klikojnë direkt te shqiperiaqëduam.al”.

“Menjëherë na kanë në dispozicion, mua dhe gjithë qeverinë, për zgjidhjen e çdo problemi sado i madh apo i vogël qoftë, nga çështja e një hipoteke, legalizimi, pensioni, shtëpie në rrezik e deri tek problemet me taksat, faturat dhe probleme të shërbimeve në komunitet”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.