Haradinaj: Heqim taksën nëse Serbia njeh shtetësinë tonë

PRISHTINË, 9 janar /ATSH-A. Fortuzi/-  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se ka lajme të mira për shpalljen e investitorëve strategjikë në dhjetëditëshin e parë të këtij muaj me gati 2 miliardë euro në sektorin e turizmit dhe energjisë.

Deklarata e Haradinaj u bë pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me të cilin biseduan për çështje që kanë të bëjnë me ekonominë.

Haradinaj tha se “Qeveria e Kosovës është e interesuar të heqë taksën nëse Serbia njeh shtetësinë tonë”, ndërsa nuk komentoi deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për taksën ndaj mallrave të Serbisë.

“Për presidentin më keni zënë ngushtë, nuk kam koment. Presidenti ka punët e veta, qeveria i ka punët e veta”, deklaroi ai.

Duke folur rreth kërkesave të minatorëve të Trepçës, Kreu i Ekzekutivit tha se kjo ndërmarrje ka qenë peng i çështjes politike, por janë gati për këtë zhbllokim të situatës.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.