FUTBOLL – Salah rizgjidhet futbollisti afrikan i vitit

ANKARA, 9 janar /ATSH-AA/ –  Futbollisti egjiptian i klubit anglez të Liverpoolit, Mohamed Salah, është zgjedhur për herë të dytë radhazi si futbollisti afrikan i vitit.

Sipas një deklarate të Konfederatës Afrikane të Futbollit, Salah ka fituar çmimin e futbollistit të vitit 2018 gjatë një ceremonie në kryeqytetin e Senegalit, Dakar.

Në votimin e drejtorëve teknikë të vendeve anëtare dhe zyrtarëve të federatave, Salah, i cili çmimin e njëjtë e fitoi edhe vitin e kaluar, ka lënë mbrapa bashkëlojtarin Sadio Mane dhe fituesin e vitit 2015, gabonezin Pierre-Emerick Aubameyang.

Deri më tani, çmimi i dhënë për herë të parë në vitin 1992 është fituar nga 17 futbollistë të ndryshëm. Futbollistët që më së shumti e kanë pranuar këtë çmim janë kamerunasi Samuel Eto’o dhe Yaya Toure nga Bregu i Fildishtë me nga katër çmime./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.