Dhjetor 2018 – 20314 aplikime pranë qendrave ADISA

TIRANË, 9 janar 2019/ATSH-E.Caushi/ – Qendrat e integruara ADISA janë gjithnjë në gatishmëri për të informuar dhe udhëzuar qytetarët, ku vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit 2018 këto qendra kanë marrë 20314 aplikime për një sërë shërbimesh.

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Senida Mesi ka publikuar disa nga statistikat e ADISA për dhjetorin e vitit 2018, ku qytetarët kanë marrë një sërë shërbimesh.

Konkretisht gjatë muajit dhjetor 2018 në sportelet infopoint, janë pritur dhe informuar 21789 qytetarë.

Qendrat e integruara ADISA ofrojnë shërbime të standardizuara dhe efiçente për qytetarët.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.