Dëbora zbardh disa qytete, në Qafë Thanë qarkullohet me zinxhirë

TIRANË, 9 janar/ATSH/-Dëbora gjatë natës ka mbuluar jo vetëm zonat malore por edhe disa qytete në vend. Gjatë natës, dëborë ra edhe në Tiranë, por pas një ore gjithçka është zëvendësuar nga reshjet e shiut.

Dëbora në qytetin e Elbasanit ka filluar që në orën 03:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së djeshme.

Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur bën se Qafa Thana duhet të kalohet vetëm me zinxhirë.

Qytete të tjera si Gjirokastra, Shkodra, Mirditë, Pukë janë zbardhur sot nga dëbora. z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.