AUSTRALI – Pako të dyshimta në adresë të misioneve diplomatike

MELBURN, 9 janar /ATSH-AFP/ – Policia australiane po heton në lidhje me dërgimin e disa pakove të dyshimta në adresë të ambasadave dhe konsullatave në Kanberra dhe Melburn, njoftoi sot për median policia dhe burime pranë ambasadave.

”Pakot, që nuk janë vërtetë të rrezikshme, janë ende në proces analizimi. Ato u dërguan në disa adresa në kryeqytet dhe në qytetin e madh jugor të vendit”, konfirmon policia.

Policia federale australiane saktësoi në një komunikatë se pakot e dyshimta janë duke u shqyrtuar nga shërbimet sekrete.

Konsullata britanike e Melburnit ishte ndër të parat të shënjestruara./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.