ANKARA, 8 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot deklaratat e këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, i cili ka mbrojtur partnerët kurdë të Uashingtonit në Siri që konsiderohen si terroristë nga Ankaraja.
“Këto deklarata që bëri Bolton të dielën gjatë një vizite në Izrael janë për ne të papranueshme dhe të pamundura që të përtypen”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara, pak çaste pas fundit të një takimi mes këshilltarit të Donald Trump dhe një zyrtari të lartë turk./ /G.S/ a.jor.