Thaçi përgëzon ekipin negociator: Njohja e Kosovës nga Serbia është objektivi ynë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar delegacionin për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Thaçi shkruan se marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin.

“Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë”, shprehet Presidenti Thaçi./KosovaPress/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.