STUDIM – Emetimet e CO2 në SHBA u rritën në 2018

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-AFP/ – Emetimet e dioksidit të karbonit pësuan një rritje të konsiderueshme në 2018, sipas një studimi të kabinetit hulumtues ‘’Rhodium Group’’ i publikuar sot.

Analistët vlerësojnë se emetimet e CO2 që lidhen me energjinë u rritën me 3,4% nga 2017 në 2018, gjë që shënon rritjen më të madhe të matur që nga viti 2010 në SHBA. Vlerësimi u realizua në bazë të statistikave energjetike të qeverisë amerikane dhe të dhënave të tjera publike dhe private mbi konsumin e naftës dhe prodhimin e energjisë elektrike për tetë deri në nëntë muajt e parë të vitit.

Qymyri ka vijuar të humbasë influencë, viti 2018 regjistroi rekord për numrin e mbylljeve të centraleve të qymyrit, sipas studimit.

Por është gazi natyror që e zëvendëson atë në shumicën e rasteve, dhe jo turbinat me erë ose termocentralet diellore. Gazi natyror emeton më pak gaz me efekt serrë sesa qymyri në momentin që digjet, por ka ndikuar ndjeshëm vitin e kaluar në rritjen e kërkesës për energji elektrike, duke lënë pas energjinë diellore dhe energjinë e erës./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.