SHBA – Uashingtoni sanksionon kreun e ‘’Globovision’’ dhe një ish-drejtuese të Thesarit për korrupsion

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-AFP/ – Uashingtoni vendosi sot sanksione të reja financiare për korrupsion ndaj disa individëve dhe kompanive në Venezuelë, duke përfshirë pronarin e televizionit ”Globovision” dhe një ish-zyrtare të thesarit të Venezuelës, thuhet në një deklaratë të Thesarit amerikan.

Këto sanksione, të cilat bllokojnë pasuritë në territorin amerikan të personave të caktuar shënjestrojnë miliarderin Raul Gorrin, pronarin e televizionit privat ”Globovision’’ dhe një ish-zyrtare të Thesarit, Claudia Patricia Diaz.

‘’Skema e korrupsionit, e cila kalonte përmes agjencive të këmbimit valutor mundësoi një përvetësim prej 2,4 miliardë dollarësh’’, konfirmon Thesari amerikan./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.