PERU – Jep dorëheqjen prokurori i përgjithshëm në sfondin e skandalit ‘’Odebrecht’’

LIMA, 8 janar /ATSH-AFP/ – Ministria peruane e Drejtësisë pranoi sot dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm, Pedro Gonzalez Chavarry, i cili u përpoq të shkarkonte një ekip hetuesish që po punonin për çështjen e korrupsionit rreth grupit brazilian të ‘’BTP Odebrecht’’ ku përfshihen zyrtarë të lartë.

Zoraida Avalos u emërua prokurorja e re e përgjithshme për një periudhë 60 ditore.

Në një komunikatë të publikuar të hënën në darkë, prokurori i përgjithshëm njoftoi dorëheqjen, me kërkesë të qindra protestuesve të cilët dolën në sheshe në ditët e para të janarit. Këta të fundit protestuan kundër shkarkimit të dy prokurorëve, të ngarkuar për hetimin e dosjeve të dyshuara të korrupsionit ku përfshihen katër ish-presidentë peruanë dhe lideren e opozitës, Keiko Fujimori. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.