DUBLIN, 8 janar /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme bëri sot një deklaratë urgjente në lidhje me rrezikun e një largimi të Britanisë së Madhe pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.
“Një Brexit pa marrëveshje do të sillte dëme serioze si për Britaninë e Madhe edhe për BE-në”, tha ai gjatë një konference të ambasadorëve në Dublin.
“Ne nxisim miqtë tanë britanikë të veprojnë me përgjegjshmëri”, tha ai.
Ministri gjerman garantoi gjithashtu Republikën e Irlandës për solidaritet të plotë.
Një çështje kryesore në bisedimet për Brexit është kufiri i mundshëm mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut që është pjesë e Britanisë së Madhe.
Të gjitha palët kërkojnë të eliminojnë kontrollet kufitare në të ardhmen, nga frika se mos konflikti disa dekada i gjatë mund të fillojë sërish në veri. /G.S/ a.jor.