HAGË – OPCW-ja heton për një sulm të dyshuar kimik në Alepo

92

HAGË, 8 janar /ATSH-AFP/ – Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCW) njoftoi sot se ka dërguar ekspertë për të hetuar një sulm të dyshuar kimik me klor nëntorin e kaluar në Aleppo, qytet sirian nën kontrollin e forcave të regjimit të Damaskut.

OPCW-ja saktësoi se po monitoron situatën që nga data e sulmit, më 24 nëntor 2018.

Damasku i ka kërkuar zyrtarisht OPCW, me seli në Hagë, për të nisur një hetim për këtë tragjedi, ku u shënuan qindra raste të asfiksuar me pasojë vdekjen. / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.