Gjykata e Torinos urdhëron sekuestrimin e aseteve të Vidal

TIRANË, 8 janar/ATSH-E.Caushi/ – Një borxh i papaguar prej 18.489 eurosh, ka bërë që gjykata e Torinos të sekuestrojë 4 shtëpi të mesfushorit të “Barcelonës” Arturo Vidal.

Kiliani i cili zotëronte shumën fillestare prej 17,045.76 eurosh në një agjenci udhëtimi me seli në Torino, morri një njoftim përfundimtar në 24 dhjetor, një vit pas fillimit të procedurave ligjore.

Sipas paralajmërimit të fundit, katër nga banesat e tij në Torino do të sekuestrohen dhe do të hidhen në ankand, nëse Vidal nuk shlyen borxhin në fund të vitit 2018.

Sipas “MARCA”-s, Vidal nuk ka paguar të gjithë shumën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.