FOKUS – Gjermania përgatitet për stuhinë e dëborës “Benjamin”

BERLIN, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Janë të shumta dëmet në Gjermani dhe Austri nga stuhitë e dëborës dhe moti i keq, që ka goditur disa rajone alpine dhe ku niveli i alarmit nuk bie prej ditësh.

Në jug të Gjermanisë, në Bavari, sasitë e mëdha të dëborës kanë kaluar parashikimet.

Shkolla të mbyllura për gjithë javën dhe vonesa të mëdha në qarkullimin hekurudhor.

Në brigjet e Detit të Veriut dhe të atij Balltik po përgatiten për mbërritjen e stuhisë “Benjamin”.

Në Austri ka rrezik të shtuar për orteqet, ndërkohë që shumë rrugë janë të papërdorshme./  /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.