AFRIKË E JUGUT – Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine me vlerë 44 milionë euro

CAPE TOWN, 8 janar /ATSH-AFP/ – Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot sekuestrimin e 706 kilogram kokaine me vlerë 44 milionë euro, të fshehur në hambarin e një anije kontejniere të nisur nga Brazili me destinacion Indinë.

‘’Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila’’, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.

“Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme malli.

Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura (lindje), pranë Port Elizabeth pasi marrjes së informacioneve./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.