SUEDI – Pesë uzbekë dhe një kirgiz nën hetim për terrorizëm

STOKHOLM, 7 janar /ATSH-AFP/ – Pesë shtetas nga Uzbekistani dhe një nga Kirgistani, banues në Suedi, po gjykohen që prej së hënës në Stokholm për akuza të financimit të terrorizmit dhe ku tre prej tyre janë të dyshuar për organizimin e një sulmi terrorist në Suedi.

‘’Nëse do të vihej në zbatim ky sulm terrorist, atëhere ai do ta kishte dëmtuar rëndë Suedinë’’, deklaroi prokurori në aktakuzë.

Në ditën e parë, procesi gjyqësor u përqëndrua në akuzën që gjashtë burrat i kanë dërguar fonde grupit të Shtetit Islamik për financimin e operacioneve terroriste.

”Shtetasi nga Uzbekistani 34 vjeç, Akromion Ergachev ka dërguar rreth 18 000 krona (1 750 euro) një ndërmjetësi në Turqi, i cili më pas ia ka dërguar këtë shumë dy mbështetësve të grupit të ISIS-it në Siri”, sipas prokurorisë./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.