SOFT NEWS – Kur në një qendër tregtare mund të takosh një… lama!

PARIS, 7 janar /ATSH-AFP/ – Ndërsa shëtiste e shkujdesur jo shumë larg autostradës, një lama që po lëvizte drejt një zone tregtare në Vedene, në jug të Francës, çka mund të kthehej në një burim aksidenti rrugor, u ndalua një ditë më parë, bëhet e ditur nga burime të forcave zjarrfikëse.

Kafsha po shëtiste në zonën tregtare që ndodhet shumë pranë autostradës, në momentin e kapjes nga forcat zjarrfikëse të species, pjesë e familjes së deveve shtëpiake të Amerikës së Jugut.

Të shoqëruar nga një veteriner, forcat zjarrfikëse goditën lamën me një shigjetë hipodermike përpara se ta transportonin qetësisht në një qendër hipizmi ku do të ndihet e sigurtë.

Askush nuk kishte njoftuar për humbjen e kafshës, ndërsa nuk iu gjet as numër matrikulimi./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.