Siguria ushqimore për festat e fundvitit-AKU: Monitorim tregut në çdo qytet

TIRANË, 7 janar /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë javës që lamë pas, dhe që përkoi me festat e fundvitit, ka monitoruar intensivisht tregjet në çdo qytet të vendit, duke garantuar siguri ushqimore në çdo produkt që tregtohet në vend.

AKU bën të ditur se, gjatë ditëve 31.12.2018 deri 01/02 janar 2019, inspektorët e kontrollit ushqimor, pas monitorit të vazhdueshëm konstatuan se gjithçka rezultoi sukses, pasi nuk u shënua asnjë rast helmimi nga ushqimi.

AKU informon se, gjatë ditëve 03/04 janar 2019 janë kryer 125 inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga inspektimet e kryera në tregjet ushqimore, u dhanë 71 paralajmërime, 738 inspektime u kryen në Pikat Doganore si dhe u kryen 77 analiza në të gjithë vendin.

“56% e rasteve të këtyre analizave u kryen në Pikat e Inspektimit Kufitar, 28% e tyre në terren dhe 17% kanë qenë analiza vetëkontrolli. AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në [email protected] si dhe në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”, sqaron AKU. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.