SHBA – Trump: Tërheqja amerikane nga Siria do të bëhet në mënyrë të kujdesshme

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-AFP/ – Tërheqja e trupave amerikane nga Siria, shumë e kritikuar, do të zhvillohet me një ritëm të përshtatur dhe në mënyrë të kujdesshme, garantoi sot Donald Trump.

“Ne do të largohemi me një ritëm të përshtatshëm duke vazhduar të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë atë që është kujdesshme dhe e nevojshme për pjesën tjetër”, shkruan në “Twitter” presidenti një ditë pas njoftimit nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, sipas të cilës kjo tërheqje duhet të bëhet duke garantuar mbrojtjen e aleatëve të Uashingtonit.

Njoftimi, muajin e kaluar, i tërheqjes së rreth 2 000 ushtarëve amerikanë që luftojnë grupin Shteti Islamik në Siri, kishte shkaktuar shqetësime tek aleatët e Amerikanëve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.