SEUL – Një tren special koreanoverior hyn në Kinë

SEUL, 7 janar /ATSH-AFP/ – Një tren spacial koreanoverior hyri sot në mbrëmje në Kinë, njoftoi agjencia koreanojugore “Yonhap” duke i dhënë kështu peshë disa spekulimeve sipas të cilave kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ndodhej në bordin e këtij treni, rrugës për në Pekin.

“Treni, që kaloi kufirin rreth orës 22:15 me orën lokale (13:15 GMT) u prit në Pekin të martën në mëngjes”, shtoi agjencia koreanojugore, duke cituar një burim të mirinformuar.

Kim ka vajtur tre herë në Kinë gjatë vitit 2018 për të takuar presidentin kinez Xi Jinping, por asnjë prej udhëtimeve të tij nuk është njoftuar më përpara.

Informacionet e para në lidhje me vizitën e parë të Kim në Kinë në muajin mars, para se të takonte presidentin koreanojugor, Moon Jae In dhe presidentin amerikan, Donald Trump, erdhën pasi treni i tij ishte sinjalizuar në Pekin. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.