Pastrohen nga bora rrugët në Skënderaj

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ – Reshjet e borës mbrëmë në Skënderaj dhe fshatrat përreth, kanë mbuluar një pjesë të mirë të rrugëve.

Komuna e Skënderajt njofton se ka shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrohen rrugët nga bora dhe ngricat e pranishme, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi.

“Makineria e kompanive nuk do të ndalet dhe do të vijojë punën rreth pastrimit të secilës rrugë e në çdo fshat. Krahas punës në terren, po ashtu qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion”, bëri të ditur kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.