Kredia për investime, kryeson në huadhënien për biznesin

TIRANË, 7 janar /ATSH/ – Kredia për biznese sipas qëllimit të përdorimit evidenton rritjen  më të lartë të kredisë për investime.
Ky portofol përbën rreth 38% të totalit të kredisë për sektorin privat. Ecuria e këtij portofoli konfirmon rritje të qëndrueshme në terma vjetorë, bën të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së,kredia për qëllime likuiditeti zë një peshë prej 28% të kredisë në total për sektorin privat. Ky portofol karakterizohet përgjithësisht nga ecuri e luhatshme, në varësi të nevojave sezonale të bizneseve për likuiditet.
Ndërsa kredia për likuiditet ka reduktuar peshën e saj kundrejt një viti më parë me rreth 1,6%, ndërsa kredia për investime e ka rritur atë me 0,4% për të njëjtën periudhë.
/e.xh/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.