Kosova javë me acar, temperaturat zbresin deri -13 gradë celsius

PRISHTINË, 7 janar /ATSH/ – Në Kosovë këtë javë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar, me reshje dëbore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Të hënën, temperaturat minimale do lëvizin mes -5 e -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës -3 deri -2 gradë.

Temperaturat minimale parashihet të zbresin deri -13 gradë celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës -4 deri zero gradë.

Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshojë pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.

Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12 m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat sot në 8 qytete të Kosovës: 

07.01.2019
Temp. Min 0C Temp. Max 0C
Prishtinë -7 -2
Pejë -6 -2
Prizren -5 -2
Podujevë -7 -3
Ferizaj -7 -3
Gjilan -7 -3
Gjakovë -5 -2
Mitrovicë -7 -3
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.