GREQI – Një grupim anarkist hedh bojë përpara ambasadës amerikane

ATHINË, 7 janar /ATSH-AFP/ – Disa anëtarë të grupit anarkist ‘’Rubicon’’, aktiv në Greqi këto vitet e fundit, hodhën bojë të kuqe përpara njërës prej hyrjeve të ambasadës së SHBA-së në Athinë, bëhet e ditur nga burime policore.

Sipas këtij burimi, disa persona të hipur mbi motoçikleta, numri i së cilëve nuk bëhet i ditur kaluan përpara njërës prej hyrjeve të ambasadës, e cila ndodhet në qendër të Athinës rreth orës 03:30 duke hedhur bojë të kuqe përpara se të largoheshin me nxitim.

Asnjë person nuk rezulton i plagosur.

Dhjetëra persona janë ndaluar, të dyshuar për pjesëmarrje në këtë akt vandal.

Akti u mor përsipër nga grupimi anarkist ”Rubicon”./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.