Furnizimi me energji elektrike, OSHEE ndërhyn në dy fidra në Tiranë

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë po punon për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike, duke ndërhyrë në dy fidra pranë Unazës së Re dhe Astirit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të OSHEE-së Tiranë, këto masa pritet të lehtësojnë ngarkesën në rrjet përgjatë ditëve me temperatura të ulëta.

Punimet tek “Astiri” në Unazën e Re janë ndër masat paraprake për të përballuar ngarkesën në rrjetin elektrik, në pjesët më kritike të këtij rrjeti. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.