FOTO/ Dukat-Llogora, rruga e kalueshme pa zinxhirë

TIRANË, 7 janar/ATSH/ – Segmenti i rrugës Dukat-Llogora ditën e sotme vijon të jetë i hapur dhe i kalueshëm pa zinxhirë.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “në këtë rrugë nuk ka probleme nga reshjet e dëborës dhe automjetet lëvizin pa zinxhirë”.

Sipas tij, temperatura në parkun e Llogorasë është -4 gradë, ndërsa dëbora është rreth 30 cm.

“Natë dhe ditë rruga është mbajtur e hapur dhe është bërë shpërndarja e kripës në zonat më problematike”, tha Mamaj.

Ai shtoi se nesër që pritet të ketë rënie më të mëdha të temperaturave do të hedhim shumë herë kripë gjatë gjithë gjatësisë së segmentit Dukat-Llogora.

Qafa e Llogorasë është mbuluar që prej 2 janarit nga reshjet e dëborës, ku trashësia e saj ka arritur në 30 cm. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.