Divjakë/ Investime të rëndësishme në Njësinë Administrative Grabjan

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Në Njësinë Administrative Grabjan gjatë këtij viti janë kryer një sërë investimesh të rëndësishme.

Problemi shqetësues i banorëve të Grabjanit siç janë plehrat, tashmë ka marrë një zgjidhje. Ato janë sistemuar dhe mbuluar me dhe, në mënyrë që të mos digjen më dhe ndërkohë është ndërtuar një pikë e depozitimit të tyre e rrethuar në të gjithë perimetrin e saj.
Ky vit ka gjetur gjithashtu Njësinë Administrative Grabjan me një investim shumë të rëndësishëm. Qendra e re shëndetësore është gati në përfundim.
Punimet janë kryer me cilësi, standarde të larta si dhe janë përdorur materiale cilësore në çdo proces pune. Kjo qendër shëndetësore do të jetë me standarde bashkëkohore në funksion dhe shërbim të komunitetit të kësaj njësie.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.