AUSTRI – OKB: Trafikimi i qenieve njerëzore, krim kryesisht i pandëshkuar

VJENË, 7 janar /ATSH-AFP/ – Trafikimi i qenieve njerëzore, që përfshin burra, gra dhe fëmijë, viktima të aktiviteteve kriminale që nisin nga shfrytëzimi seksual apo heqja e organeve, mbetet një krim kryesisht i pandëshkuar në të gjithë botën, paraqet me keqardhje një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar sot.

”Pavarësisht një tendence të fundit me rritjen e numrit të dënimeve të shpallura për fakte që nxjerrin në pah trafikimin e qenieve njerëzore në Afrikë apo në Lindjen e Mesme, numri i përgjithshëm i dënimeve në këto rajone mbetet shumë i ulët’’, sqaron një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit  (ONUDC), me seli në Vjenë.

‘’Trafikantët kanë shumë pak mundësi të vihen para drejtësisë’’, theksohet në dokument ku bëhet thirrje për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të ndjekur penalisht rrjetet kriminale.

Raporti, që ka mbledhur të dhëna deri në vitin 2016, vë në dukje se deri në këtë datë asnjëherë vendet që përjetojnë situata të konflikteve të armatosura nuk kanë qenë kaq të shumta gjatë 30 viteve të fundit./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.