KLIMË –  Viti 2018 më i nxehti në Pragë që nga 1775

83

PRAGË, 6 janar /ATSH-AFP/ – Viti 2018, me një temperaturë mesatare prej 12,8 gradë Celsius ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në Pragë, kryeqytetin çek që nga futja në 1775 e një regjimi të përditshëm të matjes së temperaturave, njoftuan sot autoritetet.

Regjistrimi ditor i temperaturave u mat në 1775 në një observator meteorologjik i vendosur në një kullë të ish kolegjit jezuit në Clementinum, në zemër të Pragës së vjetër.

“Në vitin 2018, temperatura mesatare vjetore në Pragë-Klementinum ishte 12, 8 gradë, ose 3,2 gradë më të lartë se mesatarja për vitet 1775-2014”, raportoi Instituti Hidrometeorologjik çek (CHMU). ) në një deklaratë.

Kjo temperaturë është në një nivel “ekstremisht mbi normalen”, sipas institutit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.