Vlorë, rreth 87099 pasagjerë me tragete në janar-dhjetor 2018

TIRANË, 5 janar/ATSH/- Rreth 87099 pasagjerë kanë mbërritur në portin e qytetit bregdetar të Vlorës nga Italia gjatë periudhës janar-dhjetor 2018.

Sipas të dhënave nga Porti i Vlorës, muaji që ka pasur numrin më të lartë të udhëtarëve ka qenë muaji gusht me 23251 udhëtarë, që është edhe muaji më i frekuentuar i sezonit turistik.

Po sipas të dhënave edhe gjatë muajit dhjetor ka pasur fluks, ku në portin e Vlorës kanë mbërritur 6407 udhëtarë.

Mësohet se në të njëjtën periudhë janar-dhjetor 2018 trageti që mbërrin në Vlorë nga Brindisi, Itali, ka transportuar edhe 9676 autovetura dhe 3941 kamionë me mallra të ndryshëm.

Porti i Vlorës është i dyti në vend për nga madhësia, pas atij të Durrësit. /k.s//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.