SHBA – Britney Spears: Prioritet familja, më pas karriera profesionale

UASHINGTON, 5 janar /ATSH-AFP/ – Këngëtarja e popit, Britney Spears vendosi të anulojë koncertin që do të jepte në Las Vegas, për t’u përkujdesur për babain e sëmurë, duke bërë një shkëputje nga rrugëtimi i saj profesional, njoftoi ajo të premten.

Ylli i muzikës pop i viteve 1990 dhe 2000 e cila shënjoi rininë e një brezi të tërë, pritej të niste në shkurt një seri koncertesh në një kazino të Las Vegasit si pjesë e turneut të saj “Domination”.

‘’Nuk do të jap koncerte për spektaklin tim të ri ”Domination”. Vendosa ti jap përparësi familjes time’’, shkruante në një mesazh të postuar në rrjetet sociale.

‘’Disa muaj më parë babai im u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shtoi ajo, duke specifikuar se tashmë prioriteti i saj është familja.

Ky tur në kryeqendrën amerikane të lojërave do të kishte qenë i dyti për Britney Spears, i regjistruar më parë mes viteve 2013 dhe 2017./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.