Mbyllja e llotove, shqiptarët fituan rreth 1 milion euro në ditë

TIRANË, 5 janar/ATSH/ – Shqiptarët kanë fituar rreth 1 milion euro në ditë këto ditë të para pas hyrjes në fuqi për ndalimin e lojërave të fatit dhe llotove. Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, tha se vetëm në këto ditë të para të vitit shqiptarët kanë fituar, duke mos I humbur, rreth 1 milion euro në ditë.
Duke dhënë shembullin e një komentuesi, ai theksoi se nëse do kishte ndjekur ndeshjen duke vënë lloto, sigurisht që do kishte humbur. Dhe në këtë kuptim, shtoi kryeministri, janë kursyer rreth 1 milion euro në ditë, para që do kishin shkuar dëm. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.