“Arena Kombëtare”, xhevahiri arkitektonik që po merr formë

TIRANË, 5 janar /ATSH/Stadiumi “Arena Kombëtare” po merr formë nga dita në ditë për t’u shndërruar së shpejti në një xhevahir arkitektonik në vend. Kryeministri Edi Rama, në këto ditë të para të vitit 2019, sjell në vëmendje punimet që po kryehen në këtë stadium, duke nënvizuar edhe disa detaje.

“Një kryevepër inxhinierike. Strukturë e varur e prodhuar në vend, 7 mijë tonë strukturë çeliku”, thotë kryeministri Edi Rama, duke shtuar se “Arena Kombëtare” do të jetë së shpejti një xhevahir arkitektonik në vend.

Stadiumi i ri “Arena Kombëtare” pritet të përfundojë në mars të vitit 2019.

Kompleksi është një vepër madhore e futbollit shqiptar, sepse ofron kushte optimale pune për të gjitha ata që menaxhojnë e administrojnë futbollin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.