Thumanë-Kashar, autostradë e re me standarde bashkëkohore

TIRANË, 4 janar /ATSH/ – Rruga “Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar”, 20.8 kilometra e gjatë, do të jetë një autostrade e re të tipit “A”, me standarde bashkëkohore dhe rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit, që lidh veriun me kryeqytetin.

Ky është projekti i dytë në programin e qeverisë “1 miliard për rindërtim”, që pason projektin e “Rrugës së Arbrit”.

Autostrada e re lidh zonat e banuara Thumanë, Fushë-Krujë, Vorë, me aeroportin e Rinasit dhe Kasharin, duke përfshirë gjithashtu një kryqëzim të ri i cili lidh autostradën e re me autostradën ekzistuese “Tiranë-Durrës”.

Kjo rrugë parashikon ndërtimin e 12 urave.

Ky segment renditet i dyti në vend për nga numri i mjeteve që qarkullojnë në ditë, pas autostradës “Tiranë-Durrës”.

Gjate vitit që lamë pas ne segmentin “Vorë-Fushë-Krujë” u krye një investim i rëndësishëm me vlere prej 4.9 milionë euro duke e kthyer këtë aks me parametra të duhur të lëvizshmërisë si dhe elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës.

/o.l/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.