Skema kombëtare 2019 dhe IPARD II, mbështetje projekteve në agroturizëm

TIRANË, 4 janar ATSH/-  Skema Kombëtare 2019 e financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural adreson mbështetje të drejtpërdrejtë për projektet në agroturizëm.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor Rural, konfirmon rritje të interesit të fermerëve dhe sipërmarrjes për të investuar në agroturizëm. Krahasuar me një vit më pare gjatë 2018 është trefishuar numri i subjekteve të  reja të regjistruara në këtë sektor.

Skema kombëtare ka dy masa që mbështesnin agroturizmit. Masa 44 parashikon mbështetje për ngritjen apo rikontruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural (bujtina) me kapacitet nga 4 deri 10 dhoma në 50% të investimit me masë financimi deri në një milion e pesëqind mijë lekë.

Masa e dytë, 45-a, jep mbështetje për ndërtim apo rikonstruksion strukturash agroturistike deri në 50% të investimit me masë financimi deri në dhjetë milionë lekë.

Një tjetër mbështetje financiare që i vjen në ndihmë sektorit të agrourizmit është edhe masa 7 e programit IPARD II. Thirrja e pare për të aplikuar në këtë program është hapur  në fund të  nëntorit dhe do të vijojë deri më 30 janar 2019.

Ndërsa paketa fiskale lehtësuese, e cila u miratua pak muaj më parë, nis efektin nga 1 janari 2019, duke gërshetuar kështu një seri mbështetjesh që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të agroturizmit në vendin tonë. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.