SHBA – Uashingtoni paralajmëron kundër arrestimeve arbitrare në Kinë

UASHINGTON, 4 janar /ATSH-AFP/ – SHBA-ja ripërsëriti sot paralajmërimet për amerikanët që shkojnë në Kinë duke vendosur theksin mbi aplikimin arbitrar të ligjeve, në një kontekst të tensionuar nga arrestimet e dy kanadezëve.

Paralajmërimi i bërë nga departamenti amerikan i Shtetit ndaj udhëtarëve, që përditësohet rregullisht, konfirmon në versionin e tij të publikuar sot se amerikanët që shkojnë në Kinë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

Duke përmendur në përgjithësi paralajmërimet e mëparshme, diplomacia amerikane insiston mbi rrezikun e aplikimit arbitrar të ligjeve lokale, mbi ndalimin për të dalë nga vendi dhe sulmet që mund të jenë viktima shtetasit amerikanë me origjinë kineze. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.