Rama dhe Thaçi bëjnë urimin e veçantë për shqiptarët

TIRANË, 4 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

Krahas fotos së publikuar, Rama shkruan se ky vit është i Shqipërisë dhe Kosovës. Rama dhe Thaçi janë të ulur të dy pranë oxhakut të ndezur, ndërsa mbajnë në dorë një gotë me verë.

”Qoftë ky vit i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, shkruan Rama.

Më 29 dhjetor të 2018-ës, u firmos edhe “Marrëveshja për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”. z.tosku/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.